Dembele mbërrin në dhomat e zhveshjes së PSG me “Topin e Artë”, ja si e presin shokët
Moment gëzimi dhe hareje në qendrën stërvitore të Paris Saint-Germain në Poissy. Pas fitores së Topit të Artë 2025, Ousmane Dembélé është pritur me përqafime dhe urime nga trajneri Luis Enrique dhe shokët e skuadrës.
Në një video të publikuar nga klubi në rrjetet sociale, tekniku spanjoll shihet fillimisht duke bërë sikur nuk i beson syve, më pas afrohet, përqafon sulmuesin francez dhe i jep një puthje trofeut prestigjioz.
Edhe shokët e skuadrës kanë festuar me të, duke e përgëzuar dhe duke prekur çmimin që Dembélé mori të hënën në mbrëmje, në kohën kur PSG ishte në fushë dhe pësoi humbje ndaj Marseille.
Luis Enrique’s reaction when Ousmane Dembélé returned to training after winning the Ballon d’Or… 😅👏 pic.twitter.com/89RXnmYcQz
— Footybuzz (@footybuzzHQ) September 24, 2025
KOHA JONË SONDAZH

