Dembele nuk i ndahet Topit të Artë: Fle çdo natë me të!

Kur flitet për sukseset e Paris Saint-Germain, shpesh përmendet edhe DJ Snake, një nga tifozët më të famshëm të klubit parizien dhe autor i këngës popullore “Et Ousmane, Ballon d’Or”. Pikërisht Ousmane Dembélé, fitues i çmimit më prestigjioz individual në futboll – Topit të Artë 2025, ka rrëfyer disa prapaskena në një intervistë për Telefoot, gjatë festës së organizuar në “Parc des Princes”.

Sulmuesi 28-vjeçar pranoi emocionet e forta gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit: “Djersija, kisha një nyje në stomak, por më pas gjithçka shkoi mirë: vetëm krenari, vetëm gëzim. Që nga e hëna fle me të. Nuk më ndahet më. Është i rëndë për t’u mbajtur,” tha me shaka Dembélé.

Ai përdori humor edhe kur u pyet për mundësinë që Didier Deschamps ta përdorë në qendër të sulmit me Francën në Botërorin 2026: “Jo, ne luajmë kudo, trajneri vendos. Po t’ia thoja Luis Enrique-s, do më vriste, do më thoshte: ‘Je i çmendur? Shko ulu në stol!’”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?