Demiral-Ronaldo, Juve fiton ndaj Romës dhe shpallet kampione dimri në Seria A (VIDEO)

Juventus përfiton më së miri nga ndalesa e Interit për ta mbyllur si kampione e dimrit fazën e parë. Bardhezinjtë fituan 2-1 në “Olimpioco” ndaj Romës, një ndeshje që do ta zgjidhnin që në 10 minutat e para.

Demiral shënoi në minutën e 3-të duke i dhënë avantazhin bardhezinjve, ndërkohë që disa minuta më pas Dybala pengohet në zonë për të fituar penallti. Nga pika e bardhë Ronaldo nuk do të gabonte duke shënuar golin e dytë dhe të 14 në kampionat për këtë sezon.  Më tej Demiral dhe Zaniolo do të largoheshin për shkak të dy dëmtimeve të rënda në gju.

Në pjesën e dytë Roma shton aksionet sulmuese duke arritur që të shkurtojë diferencat. Në minutën e 68-të, Perotti shënoi nga pika e bardhë, teksa arbitri akordoi 11-metërsh pas një prekje të dyshimtë të Alex Sandros me dorë.

Bardhezinjtë ruajtën avantazhin deri në fundin e ndeshjes duke u ngjitur në krye me 48 pikë, 2 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP