Dëmtim i rëndë për mbrojtësin e Bayernit, shtohen telashet për Kompany
Lajme aspak të mira te Bayern Munich. Një javë pas shitjes së Noussair Mazraoui te Manchester United, Vincent Kompany humbet mbrojtësin e tij të djathtë.
Josip Stanisic, i cili u rikthye në Bavari pas një huazimi të shkëlqyer te Bayer Leverkusen, u ndal në ndeshjen e Kupës kundër Ulm.
Sot ka ardhur përgjigja pas testeve: këputje e ligamentit anësor të gjurit të djathtë. Një dëmtim i rëndë, i cili do ta lërë Kompany-n pa titullarin në krahun e djathtë për disa javë. Stanisic tashmë i është nënshtruar një operacioni.
Për ta zëvendësuar atë, Kompany do të duhet të rikthejë Kimmich në mbrojtje ose të fokusohet te Boey.
KOHA JONË SONDAZH

