Dëmtimet e Maguire dhe Varane bëjnë me “dhimbje koke” Solskjaer

Raphael Varane u dëmtua gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Francës e Spanjës, duke shqetësuar më shumë Manchester United dhe trajnerin Solskjaer,

Futbollisti ishte titullar i prapavijës së “gjelave”, por qëndroi në fushë deri në minutën e 42-të, pasi pësoi një dëmtim muskulor dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Bayernit, Dayot Upamecano.

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por prekja e kofshës është sinjal i një problemi muskulor, që mund ta lërë mbrojtësin disa javë larg fushave të lojës.

Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë Solskjaer do të ketë vërtet probleme të shumta në mbrojtje, pasi edhe Maguire është i dëmtuar.

SHKARKO APP