Dëmtimet e rënda te Bayerni, zbulohet plani i Kompany për sfidat e radhës

Me dëmtimet e gjata të Davies dhe Upamecano, Bayern hyn në fazën më të nxehtë të sezonit me mungesa të rëndësishme. Sikur të mos mjaftonin dy mbrojtësit, edhe Neuer do të mungojë për disa ndeshje.

Urbig ka marrë bekimin e klubit për të luajtur titullar në ndeshjet më vendimtare, sidomos atë me Interin në Champions League.

Ndërkohë, mungesat në mbrojtje do të kompensohen nga dy lojtarë. Ata janë Dier, lojtar me shumë eksperiencë, dhe Ito, i transferuar në Mynih gjatë merkatos së verës.

Dier është mjaftueshëm i përgatitur për këtë fazë domethënëse të sezonit, , kurse Ito vjen pas një dëmtimi mbi 3-mujor.

Ndërkohë, Guerreiro gjithashtu do të ketë shansin e tij për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes.

 

SHKARKO APP