Dëmtimi i Bremer, Juventus ka gati 3 alternativa për ta zëvendësuar

Dëmtimi i Gleison Bremerit ka krijuar sërish probleme të mëdha për Juventusin. Pasi mungoi për gjithë sezonin e kaluar, qendërmbrojtësi brazilian do të qëndrojë përsëri jashtë fushave për disa kohë. Edhe pse këtë herë periudha e rikuperimit pritet të jetë më e shkurtër, ekziston rreziku i një rikthimi të dëmtimit, ndaj drejtuesit bardhezi kanë vendosur të ndërhyjnë në merkato gjatë janarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, objektivi kryesor i Juventusit është Milan Skriniar. Ish-mbrojtësi i Interit, aktualisht te Fenerbahçe, është një emër që prej kohësh pëlqehet nga klubi torinez dhe shihet si profili ideal për të forcuar repartin e mbrojtjes. Edhe pse lojtari sllovak ka deklaruar se ndihet mirë në Stamboll, largimi i trajnerit José Mourinho (tashmë te Benfica) mund ta bëjë më të lehtë shkëputjen e tij nga skuadra turke.

Alternativa për Skriniarin është Kim Min-jae i Bayern Munich, por në këtë rast pengesë mbetet statusi i tij si “jashtë BE-së”. Juventus dëshiron ta ruajë atë vend për një tjetër përforcim të mundshëm, Nahuel Molina nga Atletico Madrid, një lojtar shumë i vlerësuar nga trajneri Igor Tudor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhezinjtë kishin tentuar transferimin e argjentinasit edhe gjatë verës, por bisedimet nuk u konkretizuan. Tani, me nevojën urgjente për një mbrojtës anësor, operacioni mund të mbyllet që në janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?