Dëmtimi i Hysajt, mediat italiane zbulojnë nëse do të luajë me Barcelonën
Elseid Hysaj u dëmtua në ndeshjen ndaj Cagliarit në fundjavë, duke braktisur fushën 10 minuta nga fundi. Mbrojtësi shkodran i është nënshtruar kontrolleve mjekësore që kanë konfirmuar një dëmtim të lehtë.
Në këtë mënyrë ai do të jetë i gatshëm për sfidën e parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Gazeta “La Repubblica”, shpjegon se shkodrani nuk ka asgjë të rëndë, por me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Brescias për të mos rrezikuar.
Sot ose nesër, ai do të bashkohet me grupin e lojtarëve për përgatitjet në kampionat. /R.Lika-Koha Jone/