Dëmtimi i Mctominay tërbon Conten: Pas pak do të duhet të luaj unë

Napoli arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Genoas, pavarësisht se e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, por suksesi u shoqërua edhe me një lajm shqetësues për stafin teknik. Mesfushori Scott McTominay u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi, duke shtuar problemet në repartin e mesfushës për skuadrën e Antonio Contes.

Skocezi ndjeu një shqetësim në zonën gluteale pas një kontakti gjatë lojës dhe në minutën e 35-të iu afrua pankinës për të sinjalizuar problemin trajnerit dhe stafit mjekësor. Pas një vlerësimi të shkurtër, u vendos që McTominay të mos rrezikohej më dhe të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve.

Situata shkaktoi edhe një reagim ironik, por të mbushur me shqetësim nga ana e Contes, i cili, pas largimit të mesfushorit, u pa duke diskutuar me bashkëpunëtorët dhe duke thënë me hidhërim: “Pas pak do të duhet të luaj unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmtimi i McTominay rëndon edhe më shumë situatën në infermierinë e Napolit, që tashmë në mesfushë po vuan mungesat e De Bruyne, Anguissa dhe Gilmour. Gjendja e mesfushorit skocez pritet të vlerësohet në orët në vijim për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?