Dëmtim i rëndë për Armando Brojën, doli nga fusha me barelë dhe maskë oksigjeni

Dëmtimet i kthehen në “mallkim”, Broja del me maskë oksigjeni nga fusha e lojës

Fati duket se e ka braktisur Armando Brojën. Dëmtimet vijojnë të jenë makthi i tij më i madh duke mos e lënë prej vitesh të shpreh potencialin e tij.  Atëherë kur dukej se makthet kishin përfunduar, brenda pak ditësh, Broja pësoi dy dëmtime radhazi duke e bërë situatën me të vërtetë alarmante.

Më 4 janar, në takimin kundër Bournemouth, Broja zbriti në fushë si titullar, por në minutën e 32-të doli nga fusha i dëmtuar. Sulmuesi shqiptar i rikthye për sfidën kundër Peterborogh, e vlefshme për raundin e 1/32-ve në FA Cup.

Jo vetëm që ishte i disponueshëm, për Broja u hodh në fushë në minutën e 68-të. Në të 89-të, gjatë një zbritje të shpejt në krah, Broja u shtri në tokë duke mbajtur me dorë tendinën e këmbës, në të njëjtën vend që kishte dhe një shqetësim pak ditë më parë. Situata këtë herë dukej e rendë pasi sulmuesi kuqezi doli nga fusha mes lotësh, në barelë dhe me maskë oksigjeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Armando Broja

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?