Dëmtimi më i rëndë se sa mendohej, Leao humbet sfidën e parë të kampionatit

Milani do të nisë sezonin e ri të Serie A pa një nga yjet e tij më të mëdhenj. Rafa Leao do të mungojë në sfidën e parë të kampionatit kundër Cremoneses, e planifikuar për të shtunën, më 23 gusht, ora 20:45.

Sulmuesi portugez iu nënshtrua sot kontrolleve mjekësore për të vlerësuar dëmtimin në pulpën e djathtë, të pësuar gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Barit të dielën. Analizat kanë konfirmuar një traumë elongative në pulpë, e cila do ta mbajë jashtë të paktën për ndeshjen hapëse të sezonit.

Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite, me shpresën që Leao të rikuperohet në kohë për sfidën e radhës në kampionat, në transfertën ndaj Lecces, të planifikuar për të premten, më 29 gusht, ora 20:45.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, dëmtimi i Leaos nuk ndikon në planet e merkatos së Milanit. Klubi kuqezi është gati të japë dritën jeshile për largimin e Noah Okafor, i cili është shumë pranë transferimit te Leeds United për një shifër rreth 21 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?