Dëmtimi me Kahill, Mason operohet në kafkë pas frakturës
Ankth dhe frikë për mesfushorin e Hull City-t, Ryan Mason, i dëmtuar në kokë pas përplasjes me mbrojtësin e Çelsit Gary Kahill.
25-vjecari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pasi ishte ekzaminuar me frakturë në kafkë dhe për fat të mirë gjendja e tij është e stabilizuar.
Hull City nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka saktësuar se lojtari do të qëndrojë për disa ditë në spital, ku gjendja e tij do të monitorohet me shumë kujdes, për të shmangur komplikacionet e mundshme.
Gjithcka ndodhi në fillim të sfidës së Stamord Bridge, më saktë në minutën e 14-të në një dyluftim ajëror mes mbrojtësit të Çelsi Kahill dhe mesfushorit të Hull Coty-t.
Të dy lojtarët mbetën të dëmtuar në kokë, por gjendja e Mason ishte më e rëndë.
Fillimisht lojtari i Hull City-ti u mundua të rikthehej në lojë, por shokët e ekipit e kuptuan se dëmtimi ishte serioz.
Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë madje duke i vënë edhe maskën e oksigjenit, më pas e transportuan drejt spitalit më të afërt, ku u evidentua fraktura në kafkë.
Ndërhyrja e mjekëve ishte vendimtare për të shmangur më të keqen, pasi dëmtimi ishte mjaft i rëndë. Ryan Mason do të jetë në mbikëqyrjne e rreptë të mjekësve dhe vetëm pas ekzamineve në vazhdimësi do të mësohet se koha e rikthimit të tij në fushë.
KOHA JONË SONDAZH

