Dëmtohet Conceicao, Juventus “var” shpresat te Zhegrova
Lajme të këqija për Portugalisë në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, por edhe për Juventusin. Sulmuesi i bardhezinjve, Francisco Conceição, është detyruar të braktisë grumbullimin e kombëtares në Budapest.
Sipas të përditshmes portugeze A Bola, Federata Portugeze e Futbollit ka bërë të ditur se lojtari ka pësuar një problem muskulor dhe nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Conceição kishte dhënë sinjale shqetësuese që në seancën e parë stërvitore në Cidade do Futebol, ku kishte punuar veçmas nga grupi për shkak të lodhjes fizike pas ndeshjes së fundit me Juventusin.
Për trajnerin Roberto Martínez ky është problemi i dytë brenda pak ditësh, pasi më herët edhe Diogo Dalot ishte detyruar të linte grumbullimin për shkak të një shqetësimi muskulor. Ndërkohë ky lajm mund të quhet “i mirë” për Zhegroven, që do të ketë menjëherë më shumë hapësira për të treguar talentin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

