Dëmtohet futbollisti më në formë i kombëtares, braktis fushën pas 17 minutash

Një nga futbollistët më në formë të kombëtares sonë, Marash Kumbulla, me shumë mundësi nuk do të jetë për dy ndeshjet e radhës së kombëtares sonë. Mbrojtësi i Veronës, është detyruar që të dalë nga fusha e lojës vetëm 17 minutash në duelin ndaj Brescias.

 

Kumbulla ka ndjerë shqetësime fizike, duke i bërë me shenjë trajnerit Juric, i cili e zëvendësoi. Në orët në vijim pritet që të mësohet më shumë për gjendjen e Kumbulla-s, por vështirë se mund të jetë i gatshëm për Andorrën dhe Francën.

SHKARKO APP