Dëmtohet Kumbulla, rrezikon ndeshjet e Kombëtares
Derbi i Barcelonës i ka kushtuar shumë mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbullës. Ai u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga fusha pas 39 minutave lojë. Kumbulla ndjeu probleme muskulore dhe stafi teknik i Espanyol njoftoi se kjo ishte një masë paraprake, për të mos e përkeqësuar situatën e futbollistit. Derbi katalanas përfundoi me fitoren 3-1 të “blaugranave”. Lëndimi i Kumbullës nuk është një lajm i mirë për Kombëtaren, pasi erdhi vetëm pak ditë përpara grumbullimit për sfidat e “Nations League” me Çekinë dhe Ukrainën.