Dëmtohet rëndë objektivi i Milanit në mbrojtje për janarin

Negociatat për transferimin e Mohamed Simakan nga Strasburgu te Milani, rrezikojnë të shtyhen për në verë, ose të ndërpriten fare. Sipas mediave franceze, mbrojtësi u dëmtua dhe la para kohe ndeshjen ndaj Lensit ditën e djeshme, ndërsa vizitat mjekësore konfirmuan se do t’i duhet një pushim dy mujor për të rikuperuar dhe për të qenë gati të luajë sërish.

Por me Gabbian e dëmtuar dhe Duarten e huazuar te Basaksehir, Milani ka nevojë urgjente për të afruar një mbrojtës që të mund të luajë menjëherë dhe nuk e ka luksin të presë rikuperimin e Simakan.

Pikërisht për këtë arsye Maldini ka filluar të marrë në konsideratë alternativa të tjera si mbrojtësi Tomorri i Chelsea-t dhe Ozan Kabak i Schalke 04, të dy të rinj dhe të gatshëm për të luajtur menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?