Dëmtohet serbi Vlahovic, Juventusi mbetet pa sulmues ndaj Milanit

Lista e dëmtimeve te skuadra e Juvenutsit sa vjen e shtohet. Pas Cabal, i cili ka mbyllur sezonin, tashmë bardhezinjtë me shumë mundësi kanë humbur edhe Vlahovic për duelin ndaj Milanit.

Sulmuesi serb doli i dëmtuar disa minuta nga fundi i ndeshjes, duke shfaqur probleme muskulore, diçka që u kuptua edhe nga veprimet e tij. Me Nico Gonzalez ende të dëmtuar dhe Milik të mbetur në infermieri prej kohësh, tashmë skuadra torineze ka mbetur pa asnjë sulmues.

Yldiz dhe Weah janë dy 9-sha fals, të cilët mund të preferohen për ta nisur nga minuta e parë, por që do të jetë shumë e vështirë për të mbajtur para ekipin. Një gjë duket e sigurt për momentin, Juventusi gaboi në merkato që nuk afroi sulmues dhe në janar mund të vetëkorrigjohet, por ndoshta mund të jetë vonë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP