Denoncimi te Berisha: Kulla e Ramës çan në dysh fushën e “Air Albania”-s!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar kushtet skandaloze në stadiumin “Air Albania”, e cila i ka kushtuar dhjetëra miliona euro taksapaguesve shqiptarë.
Ish-kryeministri publikoi mesazhin denoncues të qytetarit ku thekson se çarja e madhe është për shkak të Kullës në stadium.
“Kulla Kristaq Rama çan në dysh fushën e “Air Albania”. Ja ku përfundojnë dhjetëra milionë euro! Krim!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit digjital.
‘Pershendetje dr.kjo eshte fusha e Air Albania qe kemi paguar miliona nga taksat tona Ekspertet me thone se fusha pesoj ne çarje te madhe pershkak te Kulles se kryeministrit te cilen nuk e mban bazamenti.‘
Gjendja sot e fushës së stadiumit gjatë derbit Tirana-Partizani