Depay i afrohet Milanit

Lyon po insiston gjithnjë e më shumë për brazilianin Lucas Paqueta, të cilin trajneri Piloi nuk e ka zgjedhje të parë për formacionin.

Për të zhbllokuar negociatat me Milanin, drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm të përfishjnë në marrëveshje sulmuesin holandez Memphis Depay, një nga përforcimet që Koeman dëshiron për Barcelonën e tij.

Mbetet vetëm për të kuptuar shifra që do t’i vendosë Lyon Depait, për të cilin qershorin e kaluar, kërkonin rreth 45 milion euro. Përparësia për kuqezinjtë është fakti që kontrata me Lyon skadon në vitin 2021 dhe duket se nuk ka disktuime për një rinovim.

Kjo është arsyeja pse ekipi i Garcia ka një interes të madh për ta shitur atë këtë vit në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbasë atë në një transferim falas. Depay, nëse transferimi do të ndodhë, mund të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur me idhullin e tij Ibrahimovic.

Madje ai e përshëndetur me një postim entuziast në tuitter kur suedezi u kthye në Milano. Megjithatë, merkato e kuqezinjve nuk ndalet këtu.

Në orët e fundit ka pasur edhe një sondazh me Arsenalin dhe për Torreira, një nga mesfushorët më të njohur në futbollin kontinental. Për të cilin milani është gati të bëjë një ofertë.

SHKARKO APP