“Der Spiegel” reportazh për Skënderbeun: Si trukimet shkatërruan futbollin shqiptarë!
Revista e madhe gjermane “Der Spiegel”, i ka kushtuar një reportazh ngjarjeve të ndodhura në futbollin shqiptar, në qytetin e Korçës, që ka humbur shpresën dhe ëndrrën me vendimin e UEFA-s për të dënuar me 10 vite përjashtim të Skënderbeut në Kupat e Europës.
Gazetari gjerman Hardi Grune, kishte vizituar Korçën dhe kishte dëgjuar nga tifozët versionin e tyre të ngjarjeve. “I gjithë qyteti u trondit. Me sukseset, krenaria erdhi në Korçë dhe tani gjithçka mbaroi”, tregoi një prej tyre për revistën gjermane.
“Nuk dua të them se nuk ka ndodhur asgjë, se nuk ka pasur manipulime. Kjo është e sigurt. Por dënimi është absurd. Unë e di se çfarë do të ndodhë tani, në më pak se një vit, financuesi i klubit do të largohet. Ai do të dëshirojë që të shohë një fitim nga investimi i tij. Pastaj do të fiken dritat. Një katastrofe”, pranoi tifozi i klubit korçar.
Për shumë kohë, Skënderbeu ka qenë një skuadër që luftonte mes mesit të tabelës dhe mbijetesës, por me ardhjen në drejtim të Agim Zeqos, gjërat ndryshuan dhe erdhën trofetë dhe prestigjioz, përveç se arritjes së madhe historike të futbollit shqiptar me dy herë pjesëmarrjet në grupet e Europa League. “Spiegel” bën edhe një përshkrim të situatës se si u prit në qytet përpara se CAS të merrte vendimin e kështu me radhë.
Edvini, tifozi i Korçës, shprehet se “problemi është përfshirja e politikës me bastet, drogën dhe mafien! Nëse menaxhohet kjo situatë, shpëtojmë, nëse dalim jashtë këtyre. Nëse jo, atëherë futbolli në Shqipëri do të vdesë”.
Gazetari Andi Deçka insiston se problemet me manipulimet e ndeshjeve, kanë sjellë përfundimisht edhe braktisjen e stadiumeve: “Njerëzit nuk shkojnë më në stadium, pasi e shohin dhe nuk duan që të tallen me ta. Duka? Klika e tij sundon kudo, asnjë politikan nuk përballet me të”.