Derbi City-United/ Zbulohen formacionet zyrtare, Donnaruma e nis titullar
Një derbi me shumë peshë, jo vetëm për pikët që vlen, por edhe për momentin që po kalojnë dy skuadrat, të cilat nuk kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë. Në “Etihad Stadium” është gjithçka gati për duelin mes Manchester City dhe Manchester United, sfidë që do të mbyllë javën e katërt të Premier League.
Pep Guardiola surprizon duke hedhur nga minuta e parë portierin italian Gianluigi Donnarumma, ndërsa në krahun tjetër trajneri Ruben Amorim vendos t’i besojë që nga starti sulmuesit Sesko.
Formacionet zyrtare:
Manchester City (4-2-3-1): Donnarumma; O’Reilly, Khusanov, Dias, Gvardiol; Bernardo Silva, Rodri, Reijnders; Foden, Haaland, Doku.
Trajner: Pep Guardiola.
Manchester United (4-2-3-1): Bayindir; Mazraoui, De Ligt, Yoro, Shaw; Ugarte, Bruno Fernandes; Amad, Mbeumo, Dorgu, Sesko.
Trajner: Ruben Amorim.
KOHA JONË SONDAZH

