Derbi i kryeqytetit, Karabeci i përgjigjet Krasniqit: Keni fituar me fat
“Tirana nuk feston për barazimet, ata kanë fituar me fat”
Megjithëse skuadrat do të zbresin në fushë të dielën, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana vazhdon të jetë i nxehtë me deklaratat mediatike. Pas mbrojtësit të Partizanit, Gëzim Krasniqi, radha ishte e kapitenit bardheblu, Erando Karabeci.
Mesfushori i është përgjigjur rivalit të tij, duke thënë se jot ë gjitha fitoret e të kuqve kanë qenë të merituara.
Partizani godet, Tirana përgjigjet.
Nuk ka vonuar kundërsulmi i bardhebluve pas deklaratës së mbrojtësit Gëzim Krasniqi se ata festojnë edhe kur barazojnë ndaj të kuqve të kryeqytetit.
Deri në sfidën e së dileës, derbi I kryqytetit vazhdon të jetë I ndezur në distancë. Dhe tema më e diskutuar janë statistikat, me Partizanin më të suksesshëm në vitet e fundit. Por për Karabecin, shifrat janë të gënjeshtërta.
Në tre javët e para të Superligës, Tirana ka regjistruar vetëm tre barazime, ndërsa për Karabecin, derbi është ndeshja më e mirë për të marrë fitoren e parë.
Tirana renditet në vendin e gjashtë të renditjes pas tre ndeshjeve të këtij sezoni, por për Erando Karabecit gabimet arbitrare kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

