Derbi i Madridit me mungesa të shumta, ja 6 yjet që nuk do të jenë nesër

Derbi mes Atletico Madrid dhe Real Madrid është në prag, por jo të gjithë yjet do të jenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në “Metropolitano”. Të dyja ekipet do të duhet të përballen me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh.

Atletico Madrid do të duhet të bëjë pa tre lojtarë të rëndësishëm: Almada, Cardoso dhe Giménez.

Almada u dëmtua gjatë pauzës së kombëtareve, duke pësuar një problem muskulor në këmbën e djathtë që ende nuk është shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cardoso pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes, pak para debutimit në Ligën e Kampionëve kundër Liverpool-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Giménez, i dëmtuar që nga Kampionati Botëror i Klubeve, edhe pse ka nisur të stërvitet me grupin, nuk është ende gati për t’u rikthyer në fushë.

Real Madrid ka humbje të theksuara: Trent Alexander-Arnold, Mendy dhe Rüdiger.

Alexander-Arnold pësoi një dëmtim të rëndë muskulor kundër Marseille dhe do të mungojë rreth dhjetë javë.

Mendy, i dëmtuar në finalen e Kupës së Mbretit sezonin e kaluar, ende nuk është rikthyer në stërvitje me skuadrën.

Rüdiger u ndal në stërvitje në mes të shtatorit dhe nuk pritet të rikthehet para fundit të nëntorit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?