Derbi i Manchesterit premton spektakël, zbulohen formacionet zyrtare
Në orën 16:30 do të startojë derbi i Manchesterit, mes City-it dhe United, i cili premton spektakël në javën e 27-të të Premier League.
Të dyja skuadrat e Manchester-it kërkojnë të marrin maksimumin, me City që është fuqishëm në garë për titullin dhe United nga ana tjetër që synojnë patjetër që të jenë në zonën Champions.
Guardiola do të luajë me Haaland në majën e sulmit, ndërkohë që pas tij do të vendosen De Bruyne, Foden dhe Doku. Në krahun tjetër Ten Hag kundërpërgjigjet me Rashford, që do të mbështetet nga Bruno Fernandes dhe Garnacho.

KOHA JONË SONDAZH

