Derbi i Veriut, Kukësi sot përballë Vllaznisë

Në orën 14:00 Kukësi do të presë Vllazninë për të diskutuar një sfidë që do të vendos shumë për fatin e kampionatit. Me ngjitjen e Kukësit në “Superligë”, kjo sfidë është mjaft e ndezur pasi jo më kot ka marrë dhe nofkën “Derbi i veriut”.

Kuksianët në “Zeqir Ymeri” do të kërkojnë me çdo kusht trepikëshin për arsyen se do ti ngjiste ata në krye të klasifikimit. Me në krye Ernest Gjokën verilindorët nuk njohin asnjë humbje në 9-të javë kampionat. Çdo rezultat tjetër përveçse fitorja do të ishte një zhgënjim për objektivat e tyre. Momentalisht Kuksi renditet në vendin e tretë me 17 pikë, 3 më pak se Skënderbeu.

Nga ana tjetër Vllaznia ka treguar se di të surprizojë dhe jo më kot është cilësuar si një skuadër që “ha koka” trajnerësh. Shkodranët udhëtojnë drejt Kukësit më synimin për të mos dalë duarbosh. Ashtu siç edhe vetë trajneri i tyre Armando Cungu ka deklaruar se do të ishin të kënaqur edhe më një pikë. Vllaznia pas 9-të javësh kampionat renditet në vendin e 6-të me 11-të pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?