Derbi londinez për t’i “vjedhur” Lautaro Martinez Interit në verë
Rinovimi i Lautaro Martinez me Inter-in po ndiqet me shumë interes jo vetëm nga tifozët zikaltër, por edhe nga disa klube të tjera të mëdha europiane. Sipas gazetarit Ekrem Konur, Arsenal dhe Chelsea vazhdojnë të jenë shumë të interesuar për sulmuesin argjentinas.
Dy klubet londineze po kontrollojnë merkaton në kërkim të një sulmuesi të madh që mund të garantojë një numër të konsiderueshëm golash dhe golashënuesi aktual më i mirë i Serisë A nuk mund të anashkalohet.
Mikel Arteta dhe nga Mauricio Pochettino pëlqejnë shumë stilin e lojës së sulmuesit më të mirë të këtij sezoni në Seria A dhe janë gati për të bërë propozimin e duhur.
KOHA JONË SONDAZH

