Derbi, Manchester City kërkon të mbajë gjallë luftën për titull

Manchester City dhe Manchester United do të përballen në javën e 16 të Premier League, në atë që është derbi 179 i qytetit të Mançesterit. Janë plot 26 tituj kampionë që “zbresin” në fushë, me United që ka fituar 20 dhe City 6.

Vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tani “Citizens” janë ekipi më i mirë i qytetit dhe jo vetëm. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, City ka fituar dy edicionet e fundit të kampionatit anglez, ndërsa në krahun tjetër “Djajtë e Kuq” nuk fitojnë që nga viti 2013, kur në drejtimin e tyre ishte Sir Alex Ferguson.

City ka fituar pa shumë vështirësi dy përballjet e fundit me United dhe kampionët në fuqi janë dukshëm favoritë për të siguruar fitoren e radhës. Derbi do të luhet në orën 18:30, në stadiumin “Etihad”.

SHKARKO APP