Derbi shqiptarësh në Kupën e Italisë, Atalanta dhe Napoli synojnë finalen

Atalanta dhe Napoli sonte në mbrëmje do të kërkojnë që njëra prej tyre t’i bashkohet Juventusit në finalen e Kupës së Italisë. Sfida e parë e luajtur në “Diego Armando Maradona” përfundoi në rrjeta të paprekura.

Atalanta-Napoli është edhe derbi mes dy futbollistëve kuqezi Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj, të cilët në Kupë kanë qenë gjithmonë titullarë, ndonëse Gjimshiti e ka një vend të tillë edhe në kampionat.

Mungesa e Coulibaly por edhe Manolas në mbrojtje do t’i japë hapësirë kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani në këtë përballje.  Prandaj presioni më i madh është te Napoli edhe sepse trajneri Gatusso rrezikon shkarkimin pas luhatjeve në rezultate kohët e fundit. Në Bergamo sot, të dy ekipet kanë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit.

SHKARKO APP