Derbi vishet i kuq, Partizani i jep “dy shuplaka” Tiranës
Tirana dhe Partizani e kthyen ndeshjen derbi në një spektakël të vërtetë. Kjo ndeshje, e prapambetur nga java e 24-ët, për shkak të mungesës së një stadiumi, u shty disa herë për t’u rikthyer pas rikonstruksionit të stadiumit “Qemal Stafa”. Tirana, tre pikë para Partizanit, kërkonte fitoren për të marshuar më e sigurtë drejt titullit. Por për Partizanin, nuk kishte alternativë tjetër veçse fitorja që të mbante gjallë shpresat për trofeun, pasi diferenca me kryesuesit e Skënderbeut para derbit ishte plot 7 pikë. Kësisoj derbi nisi me Partizanin, që në minutat e para ishte më kërkuar. Dhe në 25′ Ibrahimi krosoi te serbi Raçiç i cili e ul me kokë topin për Nexhipin dhe ky i fundit nuk mendohet dy herë por godet duke mposhtur Stivi Frashërin. Partizani ngre në delir tifozët e shumtë në “Qemal Stafa”. Por fatet e ndeshjeve derbi vendosen nga episode dhe Partizani me një gol nuk mund ta konsideronte fitoren të sigurtë. Nuk vonoi shumë dhe në 33’ dyfishon shifrat Partizani. Një krosim i ardhur nga e majta bën që portieir Stivi Frashëri të mos e kontrollnte topin siç duhej, duke i dhënë mundësinë Raçiç të përfitojë dhe të dyfishojë shifrat. Kujtojmë se pas golit të parë, tifozët e Partizanit kanë shpërthyer në festë duke hedhur në fushën e lojës flakadanë dhe tymuese pafund, duke e ndërprerë për disa minuta ndeshjen dhe goli i dytë erdhi vetëm dy minuta pas fillimit të lojës. Përpjekjet e Tianës për të shkurtuar diferencën në pjesën e parë dështuan, ndërsa pas futjes së ekipeve në dhomat e zhveshjes strategjia e trajnerit Shpëtim Duro ishte e qartë: ruajtja e fitores me çdo kusht. Në pjesën e dytë trajneri Gugash Magani u përgjigj me një ekip më tepër sulmues në kërkim të golit dhe Tirana e gjeti atë, në 61’. Pas një zbritje të shpejtë të bardhebluve, Muzaka kroson rrezikshëm në zonë, top që shfrytëzohet mjaft mirë nga Mario Morina i cili u aktivizua në pjesën e dhe e dërgon topin në rrjetë. Tirana mund të kishte barazuar në minutat e fundit, me anë të Sefës, sikurse mund të ishte ndëshkuar në kohë shtesë nga Fazliu. Partizani fiton derbin e fazës së tretë dhe barazon Tiranën, me 50 pikë, që ndajnë vendet e treta e të katërta. Gara mbetet e hapur mes dy ekipeve kryeqytetase, dhe Skënderbeut e Kukësit që kryesojnë pas javës së 26-ët në Kategorinë Superiore.
Tirana-Partizani 1-2
Shënues: Nexhipi 25’ Raçiç 33’/ Morina 61′
Tirana: Frashëri, Ristevski, Curri, Muça, Taku, Bulku, Karabeci, Muzaka, Kahata (Bushiç 39′), Morina, Ndikumana (Sefa 74′); Trajner: Gugash Magani
Partizani: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Ibrahimi, Fejzullahu, Trashi, Batha, Vila, Nexhipi (Daja 83’), Mazrekaj (Fazliu 37′), Raçiç; Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtarë: Bardhyl Pashaji, Rejdi Avdo, Ridigert Çokaj
Kartona të verdhë: Ibrahimi, Morina, Nexhipi
KOHA JONË SONDAZH

