Dermaku konfirmohet titullar te Parma, luan përkrah Bruno Alves
Parma do të luajë pas pak minutash një ndeshje të rëndësishme në transfertë ndaj Bolognës. Kastriot Dermaku është konfirmuar si titullar edhe pse në fushë do të jetë edhe Bruno Alves.
Mbrojtësi i kombëtares sonë do të formojë dyshen e qendrës me portugezin, por herë pas herë do të avancojë edhe në sulm, pasi ekipi i trajnerit D’Aversa është në emergjencë në fazën sulmuese.
Bologna në krahun tjetër përgjigjet me treshen sulmuese Sansone-Palacio-Orsolini. /Koha Jone/