Dermaku nuk bën hapa pas, refuzon ofertën nga Seria B

Kastriot Dermaku po zhvillon sezonin parë në Seria A, teksa hapëirat për të nuk kanë qenë të mëdha deri më tani. Duke parë këtë fakt, Salernitana ka bërë lëvizjet e para konkrete për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares sonë për një huazim deri në verë. Gjithsesi ka marrë një “jo” të prerë nga klubi nga Tardini.

Mbrojtësi nuk është në shitje, ndërkohë që edhe vetë dermaku nuk ka dëshirë që të bëjë një hap pas në karrierën e tij, teksa do të tentojë që të tregojë vlerat e tij në ndeshjet që do t’i jepet mundësia.

Deri më tani 27-vjeçari ka luajtur vetëm 7 ndeshje në elitën e futbollit italian duke bërë paraqitje shumë të mira, por rivaliteti në klubin e Parmës është i madh. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP