Dermaku: Te Parma nuk kisha garanci, Bruno Alves pikë referimi për mua!

Kastriot Dermaku vendosi që të largohej nga Parma gjatë verës për të kaluar te Lecce, pasi nuk po gjente hapësira në Tardini. Duke folur së fundmi për mediat italiane ai rezervoi fjalët më të mira për kapitenin e Parmës.

“Bruno Alves ishte një pikë referimi për mua. Pësrveç se ishte një futbollist i shkëlqyeshëm, më mësoi se si duhet të sillem në mënyrë profesionale edhe jashtë fushave. Në moshën 40 vjeç ai gëzon një formë shumë të mirë. Të kesh një si Bruno në dhomat e zhveshjes, te jep shumë përshtypje pozitive”, deklaroi fillimisht mbrojtësi i Kombëtares sonë.

Më tej Dermaku foli edhe për transferimin te skuadra e Lecces: “Ishte shumë e lehtë që t’i thoja ‘po’ Lecces. Kur nuk ke garanci, si unë te Parma, duhet të shikoja diçka tjetër. Më pas erdhi drejtori Corvino, teksa nuk e mendova dy herë që të thoja po. Ky është një vend që e meriton ngritjen më lart, një klub me ambicie të mëdha. Drejtori të jep shumë garanci”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP