Deschamps: Anglia mund të dëmtojë këdo, Mbappe bën diferencën
Franca do të luajë një super ndeshje ndaj Anglisë për çerekfinalet e Kupës së Botës gjatë ditës s3ë nesërme. Trajneri Dechamps në konferencën për shtyp ka vlerësuar “Tre Luanët.
“Luajmë në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe nuk mund të them se ka stres, presion apo diçka tjetër. Jemi të lumtur. E rëndësishme është që futbollistët të argëtohen dhe ta shijojnë ndeshjen. Anglia është një ekip që mund të dëmtojë këdo nga kundërsulmi.
Ata kanë shënuar më shumë gola se kushdo tjetër. Janë një ekip i i madh, që kanë cilësi dhe një aftësi të pabesueshme për të shënuar. Nuk është rastësi që ata janë këtu. Megjithatë, ne kemi besim dhe nuk mund të kemi frikë përballë tyre.
Mbappe? Mendoj se Anglia e ka studiuar, si katër rivalët tanë të mëparshëm. Kylian ka aftësinë për të bërë diferencën. Në ndeshjen e fundit, në të cilën ai nuk ishte në nivelin e tij më të mirë krahasuar me dy të parat, ai vazhdoi të ishte vendimtar“, tha Deschamps