Deschamps mbron Mbappe: Nuk është egoist, s’ka pse të vrapojë 11 km për ndeshje!

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka dalë në mbrojtje të kapitenit të tij Kylian Mbappe, duke hedhur poshtë pretendimet se sulmuesi është “egoist” apo se nuk kontribuon mjaftueshëm në aspektin fizik për ekipin.

Gjatë fjalës së tij të martën në Festivalin e Gazetarisë Sportive në Laval, Deschamps u pyet nga një gazetar që sugjeroi se ylli i “Les Bleus” është i vetmi që nuk vrapon sa duhet në skuadër.

Trajneri francez u përgjigj fillimisht me humor: “Edhe portieri është në të njëjtën situatë”, tha Deschamps me shaka, përpara se të jepte qëndrimin e tij më serioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është interpretimi juaj. Unë nuk mendoj se është kështu, edhe pse është e vërtetë që disa vrapojnë më pak se të tjerët. Nëse doni që ai të vrapojë të paktën 11 kilometra për ndeshje, mos u lodhni, nuk do ta bëjë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deschamps vijoi duke nënvizuar ndikimin dhe rolin e Mbappé te Franca, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

“Kylian ose e do, ose nuk e do, por të rinjtë e adhurojnë. Ju keni krijuar imazhin e një djali egoist dhe individualist. Sigurisht, një sulmues duhet të jetë edhe pak egoist, por unë mund t’ju siguroj se në kombëtaren franceze ai sillet si një kapiten”, përfundoi Deschamps.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?