Dështim total për Guardiolën, asnjë Champions që nga largimi nga Barcelona
“Nëse nuk fitoj Ligën e Kampionëve me City-n, do të kem dështuar.” Këtë deklaratë Pep Guardiola e dha disa ditë para eliminimit të City-t në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve nga Lyoni. Humbja 1-3 kundër Lyon-it në fakt konfirmoi një sezon aspak të mirë të skaudrës angleze.
Spanjolli kaloi tri sezone në Bavari para se të merrte përsipër projektin ambicioz të sheikëve të Citizens. Guardiola e mori drejtimin e skuadrës angleze si garanci suksesi dhe mënyra më e shpejtë për të ngritur kupën “me veshë të mëdhenj”.
Pas viteve të arta te Barcelona, strategu spanjoll ishte në gjendje të triumfonte në garat europiane. Tri eliminime në gjysmëfinale në krye të Bayernit, të gjitha përballë ekipeve spanjolle, pastaj jashtë në raundin e 16 më të mirave në vitin e parë me Manchester City-m, para tri eliminimeve radhazi në çerekefinale, më i bujshmi përballë Lyonit të Rudi Garcias.
Nëse në Bavari filozofia e trajnerit katalan gjeti disa pengesa në aspektin social dhe ekonomik, te City dështimi i tij rrezikon të bëhet astronomik. Në katër sezonet në Angli, sheikët kanë shpenzuar thuajse 1 miliard euro në merkato, për t’i vënë në dispozicion lojtarët më të mirë, por deri më tani ai nuk i ka shpërblyer me ndonjë Champions