ZYRTARE/ Dështoi në Champions, Fenerbahçe shkarkon Jose Mourinhon

José Mourinho nuk është më trajneri i Fenerbahçes. Klubi turk njoftoi largimin e “Special One” vetëm dy ditë pas humbjes ndaj Benficas në ndeshjen play-off të Champions League, rezultat që vulosi mungesën e skuadrës në fazën e grupeve për të dytin vit radhazi.

Portugezi, i cili mori drejtimin e klubit në qershor të vitit 2024, nuk arriti të fitonte asnjë trofe. Në Superligën turke, Fenerbahçe u rendit në vendin e dytë, 11 pikë pas rivalëve të Galatasaray-t. Në Europa League 2024/2025, skuadra e tij u eliminua në fazën e 1/8-ave nga Rangers, ndërsa në Kupën e Turqisë ndaloi në çerekfinale.

Në komunikatën zyrtare, klubi u shpreh: “Ne jemi ndarë me José Mourinho, trajnerin e ekipit tonë të parë për sezonin 2024-2025. E falënderojmë për përkushtimin ndaj skuadrës dhe i urojmë suksese në të ardhmen.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është shkarkimi i tretë radhazi për Mourinhon pas aventurave me Manchester United (2018), Tottenham (2021) dhe Romën (2024). Gjatë periudhës së tij në Stamboll, ai drejtoi Fenerbahçen në 62 ndeshje, duke regjistruar 37 fitore, 14 barazime dhe 11 humbje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të përditshmes Fanatik, Mourinho do të përfitojë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh pas ndërprerjes së kontratës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?