DETAJET/ Gattuso ndryshon gjithçka, Napoli po përgatit rinovimin e kontratës me Hysajn
Napoli nuk ka ndërmend që të largojë Elseid Hysajn. Klubi italian po negocion me agjentin e tij për rinovimin e kontratës duke treguar besimin ndaj tij pas dy viteve shumë të vështira me Ancelottin. Ardhja e Gattusos ka ndryshuar gjithçka, pasi futbollisti shkodran është aktivizuar titullar ë ndeshjet e fundit, madje duke bërë mjaft mirë në krahun e djathtë.
Nicolò Schira, gazetari i “Gazzetta dello Sport” ka treguar të gjitha detajet me anë të një postimi në rrjetet sociale. Hysaj do të rinovojë deri në vitin 2023, teksa do të përfitojë 2.7 milionë euro në sezon.
Të dyja palët ndërkohë kërkojnë të heqin klauzolën prej 50 milionë eurosh që ishte vendosur në rast të një largimi të tij jashtë Italisë. Në verë ka pasur një interesim të madh nga shumë klube, ku Atletico hoqi dorë vetëm për shkak të klauzolës së tij të lartë. /Rozalb Lika-Koha Jone/
Il #Napoli lavora al rinnovo di Elseid #Hysaj fino al 2023. Chiesto nuovo stipendio da 2,7 milioni di euro netti a stagione. Parti al lavoro per eliminare la clausola rescissoria da 50 milioni di euro valida solo per l’estero. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 11, 2020