Dha shpirtin në fushë, Locatelli: Më vjen për të qarë, dhamë gjithçka!
Kapiteni i Juventus, Manuel Locatelli, është shfaqur i prekur emocionalisht pas përfundimit të sfidës ndaj Galatasaray, duke theksuar shpirtin e sakrificës dhe besimin që skuadra tregoi në fushë, pavarësisht se nuk arriti të marrë rezultat pozitiv.
Në prononcimin për Prime Video, mesfushori bardhezi u shpreh se ndjen zhgënjim për faktin që përpjekja e madhe e ekipit nuk u shpërblye me pikë.
“Më vjen për të qarë për mënyrën se si besuam dhe për gjithçka dhamë në fushë. Falënderoj nga zemra të gjithë shokët e skuadrës dhe stadiumin, që sot ishte i jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht nuk morëm asgjë në aspektin e rezultatit, por kemi fituar një energji që duhet ta mbajmë brenda nesh”, deklaroi Locatelli.
Kapiteni theksoi se kjo është fryma që duhet të karakterizojë gjithmonë Juventusin, duke shprehur besim te puna e trajnerit dhe drejtimi teknik i skuadrës.
“Kjo është Juventusi që duhet të synojmë të jemi gjithmonë. Me trajnerin jemi në rrugën e duhur”, përfundoi Locatelli.
KOHA JONË SONDAZH

