“Dhëndri shqiptar” drejt rikthimit tek Interi, Marseille vendos të mos ta blejë

As rikthimi në atdhe nuk ka mjaftuar që Benjamin Pavard të rigjejë formën e tij më të mirë. Pas një nisjeje pozitive të sezonit, mbrojtësi francez ka përfunduar në qendër të kritikave të tifozëve të Olympique Marseille, për shkak të paraqitjeve aspak pozitive dhe gabimeve të shumta në fushë.

Rënia e formës është reflektuar edhe në minutazhin e tij, i cili është reduktuar ndjeshëm javët e fundit. Në këtë situatë, duket gjithnjë e më e pamundur që klubi francez të investojë 15 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e tij në fund të sezonit.

Gjatë merkatos së janarit, drejtuesit e Marseille kishin kontaktuar Interin për të diskutuar një ulje të mundshme të çmimit të blerjes, por përgjigjja nga Milano ishte e prerë: jo. Kjo rrit gjasat që në qershor Pavard të rikthehet përkohësisht në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, e ardhmja e tij nuk duket të jetë në “San Siro”. Verën e kaluar, drejtuesit zikaltër, me miratimin e trajnerit Chivu, vendosën ta dërgojnë francezin në huazim te Marseille, ndërsa në vend të tij afruan Manuel Akanji, i cili sot konsiderohet një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte, hapen shumë pikëpyetje për të ardhmen e 28-vjeçarit. Marseille nuk pritet ta mbajë, ndërsa Interi nuk duket i gatshëm ta riintegrojë në projekt.

Gjatë verës, ofertat nga Arabia Saudite nuk e bindën mbrojtësin, i cili preferoi rikthimin në Ligue 1 për të rritur shanset e tij në prag të Kupës së Botës. Vetë Galtier kishte deklaruar se lojtari kishte disa oferta, por dëshironte të qëndronte në Europë për të luftuar për një vend në Kombëtare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?