Dhimbje e madhe për Vangjelin, mbrojtësi korçar humb njeriun e shtrenjtë

Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli. Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, vetëm 37 vjeç. Pas një sëmundjeje të rëndë te shfaqur kohët e fundit, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut. Vitet e fundit ai kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.

Bëhet fjalë për një ish-futbollist që pasi filloi karrierën me moshat e Skënderbeut, më pas emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut. Dhimbja është shumë e madhe, ndërsa sot edhe skuadrët ku luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare.

Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vangjeli për këtë humbje të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?