Dhimbje koke për Bushin, dëmtohen dy talentet e kombëtares

Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë dy lajme të këqija në prag të ndeshjes kualifikuese të Europianit për këtë grupmoshë.

Kuqezinjtë e Alban Bushit do të ndeshen me Kosovën në në një takim vëllazëror të martën e ardhshme, me synimin e vetëm 3 pikët.

Por, në grumbullimin e Bushit do të mungojnë dy emra mjaft të rëndësishëm të kombëtares U-21. Bëhet fjalë për Giacomo Vrioni dhe Agim Zeka.

Sulmuesi dhe mesfushori janë dëmtuar me ekipet e tyre, respektivisht Citadella dhe Fortuna Sittard dhe nuk do të jenë të gatshëm për “dardanët”. Ende nuk dihen emrat alternativ në mendjen e Bushit, i cili besohet se i kishte projektuar si titullarë për sfidën ndaj moshatarëve kosovarë.

SHKARKO APP