“Dhimbje koke” për Sylvinhon, dëmtohet Ardjan Ismajli
Torino regjistroi humbjen e dytë radhazi në Serie A, pasi u mposht 2-1 në transfertë nga Parma. Përveç rezultatit negativ, shqetësim të madh sjell edhe gjendja fizike e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.
Në minutën e 77-të, qendërmbrojtësi kuqezi u detyrua të kërkojë zëvendësimin për shkak të një dëmtimi, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte lojën. Ky episod vjen vetëm pak ditë përpara sfidës vendimtare të Shqipërisë kundër Serbisë në kualifikueset e Botërorit.
Ismajli do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët e ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me kuqezinjtë.

KOHA JONË SONDAZH

