Dhimbje koke për Zidane, konfirmohet mungesa e liderit të mesfushës
Real Madrid mori tre pikët e para në kampionat pas fitores 2-3 ndaj Real Betis. Një ndeshje që krijoi polemika të shumta, por djemtë e Zinedine Zidane janë përqendruar te sfida e radhës.
Të mërkurën vjen Valladolid në “Santiago Bernabeu” (21:30) dhe kampionët e Spanjës do të tentojnë suksesin e radhës. Shqetësimi i trajnerit francez për këtë takim quhet
.
Mesfushori gjerman pësoi një dëmtim në sfidën e fundjavës ndaj Betisit të Manuel Pellegrinit dhe u detyrua t’i linte vendin Luka Modriç në fundin e pjesës së parë.
Kontrollet e specializuara mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Mungesa e tij në sfidën e mesjavës është e sigurt, teksa nuk dihet akoma koha e saktë e rikuperimit.