Dhuna në protestën për Teatrin, reagon edhe sulmuesi argjentinas i Tiranës

Situatat e dhunshme mes policisë dhe protestuesve që mbronin Teatrin Kombëtar i ka bërë përshtypje dhe futbollistit të Tiranës Agustin Torasa.

Argjentinasi publikoi një karikaturë në rrjetet sociale duke dhënë mesazhin se për sa kohë policia nuk e kupton që është pjesë e popullit, atëherë funksionarët e lartë të shtetit do të jenë gjithmonë të qetë për të përfituar.

“Shpresoj që gjithçka ta kemi nën kontroll, derisa policia ta kuptojë që është pjesë e popullit”, shkruan Torasa.

Mënyra e dhunshme e sjelljes së forcave të policisë ditën e djeshme pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka ngjallur reagimin e ashpër të qytetarëve, por dhe të ambasadave të huaja.

SHKARKO APP