Dikur njeriu më i shpejtë në botë, sot i merret fryma kur ngjit shkallët

Legjenda e atletikës, Usain Bolt thotë se jeta e qetë në Xhamajkë i ka lënë gjurmë në formën fizike.

Gjatë një interviste në Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokio, 39-vjeçari tha se prej kohësh nuk vrapon më dhe shpesh i merret fryma kur ngjitet nëpër shkallë. ”Nuk jam fans i vrapit, por mendoj se tani duhet të filloj pak, sepse kur ngjis shkallët, më merret fryma”, tha Bolt, duke qeshur.

Bolt i cili prej vitit 2017 ka lënë atletikën, e përshkruan rutinën e tij si të thjeshtë: dërgon fëmijët në shkollë, ndonjëherë bën palestër ose shikon seriale, ndërsa pasdite kalon kohë me fëmijët, Olympia Lightning, dhe binjakët Thunder e Saint Leo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?