Dilema në formacion nga Sylvinho

Nga mbrojtja në sulm, braziliani ka ende dyshime se cilin lojtarë do të hedhë në fushë nesër mbrëmë në “Air Albania” kundër Serbisë. Me skemën 4-3-3, vendin e sigurt në formacion e ka Tomas Strakosha njësoj dhe Mario Mitaj në të majtë të mbrojtjes. Krahu i djathtë ka balotazh mes Hysaj dhe Balliu ndërsa në qëndër së bashku me Gjimshitin mund të jenë Kumbulla ose Ismajli.

Mesfusha nuk ka shumë dilema, me Ramadani -Asllani dhe para tyre Qazim Laci ndërkohë në sulm ekzistion mundësia që Broja të luajë nga krahët së bashku me Bajramin ndërsa Rei Manaj në qendër.

Megjithatë ekziston dhe një skenar tjetër që nga minuta e parë mund ta nisi dhe Mirlind Daku, nga krahët në të majtë Arbër Hoxha dhe në të djathtë Jasir Asani. Kushdo që do të zbresë në fushë, do ti jap më të mirën dhe në fund t’i marri maksimumin kësaj sfidë. Me emocionet e garantuara, objektivi mbetet ëndrra për në Botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?