Dinamo bën “paqe” me Teutën, mbetet në vendin e dytë

Dinamo dhe Teuta e kanë mbyllur në barazim 1-1 duelin e vlefshëm për javën e 33-të.
Durrsakët festuan pas më shumë se çerek ore lojë, teksa gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Gjinollari, i cili me një goditje të fortë, mposht portierin kundërshtar.
Dinamovitët vendosën ekuilibrat me të zakonshmin Zabërgja, i cili pasi vallëzoi në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Dinamo mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa Teuta është e teta me 35 pikë.