Dinamo- Butrinti, përplasja direkte shans i fundit për në Superiore

Fitorja e Dinamos ndaj Sopotit të Librazhdit në transfertë, në përballjen e javës së 18-të të Grupit A në Kategorinë e Parë ka rikthyer Blutë kryeqytetas në garë për t’u rikthyer në Superiore. Nën drejtimin e trajnerit të ri Faruk Sejdini Dinamo e gjeti më në fund fitoren, por i duhet të thyejë këtë javë Butrintin e Sarandës, që ka gjithashtu ambicie për t’u ngjitur në Superiore. Sarandiotët ndodhet në vend të tretë në klasifikim dhe shpresojnë që kryesuesit e Lushnjë e të Bylis të gabojnë dhe nga ana e tyre, ata fitojnë ndaj Dinamos në kryeqytetet. Rezultatet e kësaj jave konsiderohen vendimtare, sa i përket pretendimeve të skuadrave që synojnë ngjitjen në Superiore. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?