Dinamo e nis mbarë sezonin e ri, triumfon ndaj Vllaznisë
Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Superligë, duke mposhtur 3-1 Vllazninë në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Dejvi Bregu realizoi një gol të bukur me një goditje të saktë nga krahu i majtë. Pjesa e dytë nisi më mirë për shkodranët, të cilët në minutën e 53-të kërkuan penallti pas një dyshimi për prekje me dorë nga Naser Aliji, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës.
Dinamo e dyfishoi avantazhin në minutën e 59-të me golin e Saliou Guindo, një nga afrimet më të fundit të skuadrës. Pavarësisht protestave të Vllaznisë për një prekje me dorë nga Karamba, ndërhyrja e VAR konfirmoi vlefshmërinë e golit.
Në minutën e 83-të, Hekuran Berisha vulosi fitoren me golin e tretë, ndërsa Bekim Balaj shënoi golin e nderit për Vllazninë në fundin e kohës shtesë.
KOHA JONË SONDAZH

