Dinamo mund me përmbysje Egnatian dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, pasi ka mposhtur 3-1 Egnatian në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje që nisi më mirë për rrogozhinasit, por në fund ishin “blutë” që festonin me meritë trofeun.

Egnatia e nisi sfidën me vrull dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 9-të. Flamur Ruçi përfitoi nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Dinamos dhe mposhti Aldo Teqjan, duke kaluar ekipin e tij në epërsi. Dinamo reagoi shpejt dhe në minutën e 11-të ishte shumë pranë barazimit, por goditja e Karamba Gassamës u ndal nga shtylla. Pak minuta më vonë, “blutë” pretenduan edhe për një penallti, por arbitri Enea Jorgji nuk e konsideroi të tillë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Egnatian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fraksionin e dytë, Dinamo ndryshoi fytyrë. Dejvi Bregu barazoi shifrat pas një gabimi në prapavijën e Egnatias, ndërsa në minutën e 59-të Nani realizoi golin e përmbysjes. Egnatia u përpoq të reagonte, por pa sukses. Në minutën e fundit shtesë, Klevi Qefalija shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren dhe Superkupën për Dinamon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?